INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Na shkëpusni nga Shqipëria”/ Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë së Veriut: Çudi…

“Na shkëpusni nga Shqipëria”/ Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë së Veriut: Çudi…

Publikuar më: 14:25 15-06-2019

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi i cili u shreh se Maqedonia duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, duke nënkuptuar se paketa dyshe mund të dëmtojë vendin e tij në këtë proces.

Kreu i qeverisë thotë se kjo qasje është e çuditshme për sa kohë konsiderohet kontributi kyç i Shqipërisë në zhvillimet demokratike të shtetit mik, gjë e cila sipas tij nuk duket as e drejtë e as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike & rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!” shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873