INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na shpëtoi si detaj! Mami i Oriola Marashit dhe ish-i dashuri i modeles ishin në të njëjtin emision së bashku!

Na shpëtoi si detaj! Mami i Oriola Marashit dhe ish-i dashuri i modeles ishin në të njëjtin emision së bashku!

Publikuar më: 10:33 07-12-2021

Ditën e diel në ‘Fun Club’ është diskutuar çështja Bora-Donald-Beatrix dhe pjesë e panelit ishte ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdheu, Xhoi Jakaj dhe Aulona Musta.

E teksa vëmendja ishte tek tema ne na kishte shpëtuar një detaj interesant.

Në panel ndodhen mami i Oriola Marashit dhe ish-i dashuri i modeles, Anaid Kaloti, ish-fitues i BBA.

Kujtojmë se lidhja e tyre ka qenë shumë e përfolur vite më parë, për tre vite me radhë. Madje ai ka folur rreth temës ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’ duke treguar se ka mundur të mbajë marrëdhënie shoqërore për pak kohë me Oriolën por më pas ka mbyllur çdo komunikim me të. Arsyeja është mosmenaxhimi i ndjenjave nga ana e tij.

“Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin. Arsyeja? Nuk menaxhoheshin dot. Nuk e di nga kush, por nuk menaxhoheshin dot ndjenjat. Nga unë, mbase…” – tha ish-banori i njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408