Trejsi Sejdini është një nga modelet më të njohura shqiptare dhe e cila ka përfaqësuar denjësisht kombin tonë në “Miss Universe” pasi u përzgjodh si më e mira në kompeticionin e zhvilluar në Shqipëri.
Gjithashtu Trejsi gjithmonë shkakton bujë me komentet që ajo shpreh publikisht, ku së fundmi mund të përmendim edhe një keqkuptim midis saj dhe këngëtares Enca.
Por, modelja duket se I ka lënë të gjitha pas këto duke u fokusuar tek vetja e saj. Në ditën e sotme në një stil tërësisht të ndryshuar flokësh Trejsi na shfaqi tatuazhin e ri, të cilin e ka e bërë në zonën e kofshës së këmbës, njësoj edhe si reperja e famshme Cardi B.
Në këtë postim Trejsi shfaqet me rroba banjo teksa kërcen para kamerës e me këtë rast tregon edhe tatuazhin e ri. Nga video duekt sikur tatuazhi përbëhet nga një dragua dhe disa lule.