Menjëherë pas publikimit të lajmit, që reperi i njohur ishte rrahur nga 4 persona, erdhi edhe reagimi i tij në rrjetin social Instagram, ku deklaronte se nuk e kishin prekur asnjëherë.
Mesa duket kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, Fero na paska mashtruar siç duket! Në videon e bërë publike shihet qartë se reperi është rrahur si mos më keq nga 4 djem.
Ata e kanë dhunuar fizikisht, pasi e kanë pritur kur djali ka qenë duke dalë nga një qendër tregtare në shoqërinë e një miku dhe një mikeshe të tij.
Personat kanë mbajtur një armë në dorë, me të cilën e kanë kërcënuar, ndërsa Insajderi ka mundur të sigurojë pamjet e dhunës.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: