INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na tha ‘Po’ apo ‘Jo’ Brukseli, Paskal Milo analizon vendimin, shkaqet dhe përgjegjësit [VIDEO]

Na tha ‘Po’ apo ‘Jo’ Brukseli, Paskal Milo analizon vendimin, shkaqet dhe përgjegjësit [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 27-06-2018

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo analizon në një intervistë për In News vendimin e Brukselit mbi fatin e hapjes ose jo të negociatave.

“Nuk thanë as jo as po, thanë që vendimi do të shqyrtohet qershorin e 2019. Në atë vendim thuhet se do të përcaktojë rrugën për hapjen e negociatave” u shpreh Milo.

Megjithatë këtë vendim Paskal Milo e sheh si mundësi për vendin këtë kohë që i ka dhënë .

“Na është na dhënë një frymëmarrje e përkohshme për të ristartuar, për të përmbushur ato kushte që janë vendosur ” nënvizon ish ministri.

Por Milo thotë se vendimi final mbi këtë çështje mund të mos jetë në muajn qershor, por në fund të vitit të ardhshëm. Por përgjegjës për vonesën në këtë proces Paskal Milo i sheh në qeveri dhe në opozitë.

“Gjithmonë Shqipëria dhe shqiptarët paguajnë shpenzimet e kacafytjeve politike dhe të papërgjeshmërisë politike” 

Paskal Milo thotë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë dhe çelësi i hapjes së derës së BE-së për Shqipërinë. Ndaj ka këtë porosi për qeverinë.

“Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor të jenë zgjedhje model në rast të kundërt do të ishte një vetëvrasje politike dhe një gabim i rëndë që do t’i kushtonte shumë Shqipërisë.”

Article Logic
Execution time: 0.0022580623626709