“Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore, përveç asaj të punës,” u shpreh disa ditë më parë Krusita për mardhënien e saj me Kledi Bahitin pasi u aludua gjerësisht në media për një lidhje të mundshme.
E ndonëse këngëtarja e re e ka mohuar lidhjen, ajo që kemi vënë re duket disi ndryshe.
Në fakt Krusita dhe Kledi duken mjaft të afërt dhe me komentet që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Janë vërtet thjesht miq të mirë apo ka diçka më shumë?