INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na thuaj muajin e lindjes, të zbulojmë të pathënat e jetës seksuale

Na thuaj muajin e lindjes, të zbulojmë të pathënat e jetës seksuale

Publikuar më: 19:35 29-05-2019

Janar: Të lindurit në muajin Janar nuk kanë komplekse në shtrat, përkundrazi krejt e kundërta. U pëlqen të eksperimentojnë pozicione të reja. Asnjëherë nuk thonë jo dhe adhurojnë të sfidojnë veten dhe pritshmëritë e partnerit.

Shkurt: Personat që kanë lindur në muajin shkurt kanë shumë dëshirë të marrin përsipër aventura! Ok, thamë kanë dëshirë, pasi kur vjen puna për t’i realizuar bëhen shumë përtacë dhe mjaftohen me pozicionin e tyre të preferuar, që është gjithashtu më i rehatshmi.

Mars: Të lindurit në muajin mars njihen si ndër më hamshorët. Për ta është shumë e rëndësishme të kenë një performancë dinjitoze në shtrat, madje ndonjëherë edhe përtej asaj që realisht dinë dhe janë në gjendje të bëjnë.

Prill: Petale trëndafilash, qirinj aromatikë dhe një këngë romantike në sfond! Jo nuk është një skenë filmi, por ajo që realisht që duan të lindurit në Prill. Ok, mos fluturoni shumë sepse kjo ndodh për 10 minuta, pasi më pas lodhen dhe heqin dorë.

Maj: Nëse ditëlindja juaj është në muajin maj, atëherë ke shumë dëshirë që seksi të jetë i rehatshëm dhe i ngrohtë, por jo i mërzitshëm. Njëlloj si të lindurit në janar, u pëlqen të provoni pozicione të reja dhe nuk keni turp të shihni video porno me partnerin, partneren.

Qershor: Nuk ndaleni pa provuar çdo pozicion të mundshëm në shtrat sepse jeni kuriozë për gjithçka. E preferuara juaj është seksi në telefon dhe të flisni pisët në shtrat! Nëse të tjerët përmendin romanticitet, jeni gati të nxirrni ushqimin!

Korrik: Personat që kanë lindur në muajin korrik, janë shumë po shumë të ndjeshëm. Mjafton një fjalë e thënë gabim në shtrat dhe si me magji, iu ikën dëshira për seks! Ama një të mirë e kanë, kur janë në humor, përpiqen me mish e me shpirt, të kënaqin partnerin.

Gusht: Për personat e lindur në muajin gusht, seksi nënkupton të kënaqësh së pari veten dhe më pas partnerin! Urrejnë t’u tregosh se çfarë duhet të bëjnë në shtrat, kjo gjë u fyen rëndë krenarinë. Nga ana tjetër, mjafton të hapni gojën për një fantazi tuajën në shtrat dhe personat që kanë lindur në muajin gusht, ua bëjnë realitet.

Shtator: Personat e lindur në këtë muaj e kanë shumë të vështirë ta përjetojnë orgazmën, pasi shpenzojnë shumë kohë duke menduar. Kështu që më pak mendime dhe sa më shumë punë.

Tetor: Personat që kanë lindur në muajin tetor preferojnë seksin e ngadaltë, me shumë pëshpëritje romantike ne vesh dhe në fund, ndryshojnë katërçipërisht mendje dhe thjesht duan seks të çmendur.

Nëntor: Personat që kanë lindur në muajin nëntor, kanë lindur për seksin pasionant! Kanë dëshirë të eksperimentojë dhe provojnë gjithçka në shtrat.

Dhjetor: Personat që kanë lindur në muajin dhjetor pëlqejnë që seksin ta përjetojnë ashtu siç ata duan dhe jo siç e bëjnë të gjithë! Ndaj seksi me ta është shumë qejf, sepse çdo herë është shumë ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154