Në kohët e lashta, nga egjiptianët te fiset Maja, gurët u përdorën në ceremoni për të lartësuar të ardhmen, si fat i mirë dhe për të kuruar sëmundjet.
Dashi
Në shenjën e Dashit, të sunduar nga Marsi, kanë ndikim të gjithë gurët, gama e ngjyrave të të cilëve varion nga e kuqe në të purpurt.
Demi
Në shenjën e Demit, të gjithë gurët e gjelbër janë të mirë. Ju pastaj mund të zgjidhni Smeraldin që do t’ju sjellë dashuri, ekuilibër dhe mirëkuptim ose Jadin jeshil që do t’ju garantojë kurajo, drejtësi, mençuri dhe jetëgjatësi.
Binjakët
Të lidhur me Mërkurin, ju mund të zgjidhni edhe Agjinën, e cila do t’ju ndihmojë të stimuloni mendjen dhe të rrisni përqendrimin tuaj si dhe do të jeni të dobishëm për punë dhe studim.
Gaforrja
Në shenjën e gaforres, të qeverisur nga Hëna, kanë ndikim gurët e bardhë dhe ata ngjyrë pana. Guri që zakonisht i atribuohet shenjës suaj është perla, që ka funksion të zbutjes, qetësimit dhe sjelljes së ekuilibrit.
Luani
Diamanti gjithashtu ndihmon në meditim dhe si të fokusoheni më mirë në arritjen e dëshirave tuaja.
Virgjëresha
Shenja e Virgjëreshës, e drejtuar nga Mërkuri, shoqërohet me gurët e zinj, të mëdhenj dhe të ngjyrosur. Guri simbol i shenjës konsiderohet zafiri, i cili mund të drejtojë energjitë shëruese dhe dashurinë për ata që kanë nevojë për të.
Peshorja
Gurët e gjelbër janë ata që kanë më shumë ndikim në shenjën e Peshores, të qeverisur nga Venusi. Për dashurinë rekomandohet turmalina e gjelbër, ndoshta e vendosur në një varëse ose në një unazë.
Akrepi
Akrepi ka fatsjellës gurin agat, i cili nxit rigjenerimin dhe rritjen, rezistencën e trupit dhe rinovon fuqinë dhe vitalitetin.
Shigjetari
Gurët blu ose gurkali janë gurët që kanë më shumë ndikim te Shigjetari. Guri tipik i shenjës është guri turkez, i cili ka një funksion mbrojtës tipik dhe garanton vitalitet për të gjithë trupin.
Bricjapi
Për të mbushur veten me energji, ju mund të zgjidhni Opalin e Zi, i cili gjithashtu mund të përdoret si një nxitës dhe një antidepresant.
Ujori
Shenja e Ujorit, lidhet me gurët me ngjyrë të errët si blu, vjollcë dhe të zezë.
Peshqit
Për shenjën e Peshqve, fatsjellës janë gurët blu ose të ndritshëm. Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe për këtë arsye duhet të përdorin gurët për të mbrojtur veten e tyre, si gurin Ametist dhe Akuamarinë, të cilët mbrojnë shenjën për të rritur energjinë e tyre të jetës.