INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha flet shqip në emisionin e njohur dhe ka një mesazh për stilistët e njohur: 'Mund të puthni b***ën time të dhjamosur'[VIDEO]

Bebe Rexha flet shqip në emisionin e njohur dhe ka një mesazh për stilistët e njohur: 'Mund të puthni b***ën time të dhjamosur'[VIDEO]

Publikuar më: 16:50 07-04-2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, që në daljen e saj të parë ka pranuar hapur origjinën e saj shqiptare dhe nuk ngurron që në daljet e saj publike dhe në rrjetet sociale të tregojë plot krenari që është shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha që në fillimet e karierrës së saj ndërkombëtare nuk e pamohuar kurrë origjinën shqiptare dhe krenarinë për këtë fakt.

Bukuroshja bjonde mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Shoë” për promovimin e këngës së saj të re “Last Hurrah”. Në intervistën e zhvilluar në një moment ajo filloi të flasë për Shqipërinë dhe duke i treguar të gjithëve që di të flasë shqip. Ajo ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull për të gjithë publikun.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.

Po ashtu një tjetër tematikë për të cilën u përfol, lidhej me faktin që disa nga stilistët botërorë nuk kanë pranuar ta veshin Bebe Rexhën në evenimente të ndryshme, me justifikimin se ajo është e shëndoshë.

Lidhur me këtë bukuroshja tha: “U kam shkruar stilistëve të mëdhenj dhe ata nuk pranuan të më vishnin sepse më konsiderojnë shumë të shëndoshë. Por mua më pëlqejnë linjat që kam. Megjithatë më lënduan sepse gjatë gjithë jetës sime jam përballur me probleme me peshën. Ata mund të puthin b***n time të dhjamosur” - pëfundoi Bebe në gjuhën angeleze. 

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496