Po Shkëlzeni pse nuk i jep një ndihmë të vogël?
Armina Mevlani është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila është shumë aktive në rrjetet sociale aty ku komentohet shpesh për jetën e saj luksoze dhe marrëdhënien me djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Gjithashtu Armina është një blogere shumë e zonja ku në Instagram shpesh herë publikon foto ku shfaqet e kuruar deri në detaje, por këtë herë ka shkuar më tej dhe na ka treguar atë gjë që e mundon shumë.
Duket se Armina nuk di të zgjedhë midis flokëve të drejta apo kaçurrelave.
"Dilema ime e përhershme. Flokë kaçurrela po apo jo?", shkruan ajo.
E për këtë Armina ka hapur një sondazh me fansat e saj për t’i dhënë një mendim.