Formula1 do të vijë ndryshe...
Por fatmirësisht ky ndryshim, s’ka të bëjë me garën. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Formula 1 humbet një pjesë sensuale të spektaklit, që lidhet me praninë vajzave para startit të garave.
Vendimi është komunikuar nga organizatorët e Furmula 1 dhe do të ketë efekt të menjëhershëm në seritë e tjera të Motosport që manaxhohen nga Liberty Media.
Prania e vajzave në çmimet e mëdha nuk konsiderohet më në sintoni me vlerat e shoqërisë së sotme. Libery Media në një komunikatë shtoi më tej se bukuroshet që shfaqen prej vitesh në pistat e garave të shpejtësisë nuk janë të përshtatshme për Formula 1 dhe tifozët e saj.
Mirëpo në ditët e ardhshme pritet të konfirmohet edhe nga kategorite e tjera të garave të shpejtësisë si Moto Gp, Formula 2, etj, sepse tashmë ky vendim është marrë.