Ronela Hajati këtë vit ka mbledhur të gjitha forcat e saj për të sjellë sa më shumë muzikë të mirë tek fansat e saj. Tre projekte të njëpasnjëshme si “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” padyshim që kanë treguar përkushtimin e këngëtares për të dominuar këtë verë dhe me të vërtetë ia doli.
Këngëtarja Ronela Hajati duket se ka pasur një sezon të ngjeshur me aktivitete të shumta, aq sa nuk ka mundur dot të bëjë pushime. Këtë shqetësim këngëtarja e ka shprehur edhe në Instastory, ku në një foto të saj shkruan: “ Qani ju o plazhe që s’më patë një ditë”.
Me anë të këtij shqetësimi të shprehur në formë humori, këngëtarja ka dashur të dëshmojë se nuk ka bërë asnjë ditë plazh këtë verë dhe mesa duket ndihet e trishtuar për këtë fakt.