INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen keq, por këto janë 5 gabimet që bëni të gjithë në INSTAGRAM!

Na vjen keq, por këto janë 5 gabimet që bëni të gjithë në INSTAGRAM!

Publikuar më: 21:56 11-04-2018

Mësojini njëherë e mirë!

Nuk është sekret që Instagrami është padiskutim rrjeti social më i preferuar nga përdoruesit dhe njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës në të. Me ndryshimet dhe lehtësimet që krijon, Instagram po fiton dita-ditës goxha terren ndaj rrjeteve të tjera sociale. Mirëpo edhe pse mendoni se e përdorni mirë Instagramin, ka disa gjëra që i bëni gabim. Intv.al do i sjellë ato për ju:

1-Nuk jeni mjaftueshëm aktivë

E para e punës është se duhet të jeni aktivë në gjërat bazike të Instagramit, që do të thotë të postoni çdo ditë. Nuk është e thënë të publikoni foto, por edhe instastory. Mund të jeni të zënë, por gjejeni kohën sepse kështu mund t’i tregoni Instagramit se ai është i vlefshëm për ju. Nëse s’keni kohë çdo ditë, mund të aplikoni metodën e publikimit me orar.

2-Nuk angazhoheni sa duhet

Nëse thjesht postoni një fotografi çdo ditë, jeni më hap më para se të tjerët. Tani ajo çfarë duhet të bëni është që të jeni socialë. Kjo do të thotë të angazhohesh me ndjekësit e tu, jo vetëm t’u pëlqeni fotot, por t’u komentoni dhe jo komente dosido. Tregojuni atyre dashuri, jo vetëm duke pëlqyer foton dhe duke u thënë: “foto e bukur”, por duhet t’u thoni: “Sa vend i mrekullueshëm, dukesh shumë mirë”.

3-Nuk përdorni foto me kualitet të mirë

Mund të mos jeni fotografë, por investoni pak kohë në rregullimin e fotove apo të shkrepjes në momentin e duhur. Detajet bëjnë diferencën.

4-Nuk tregoni një histori vizuale

Duke pasur një strategji të qartë dhe duke treguar një histori vizuale është një ndërrues i mirë i lojës në Instagram. Kjo gjithashtu përfshin zgjedhjen e ngjyrave tuaja, duhet të përputhet ngjyra e rrobave me atë të ambientit. Mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por të kesh një ushqim tërheqës vizualisht në Instagram është shumë e rëndësishme.

5-Nuk përdorni hashtag ose i përdorni gabim

Përdorni hashtagjet e duhura deri sa të keni mundësi. Përdorni ato hashtagje që kanë të bëjnë me foton në fjalë dhe mos e ekzagjeroni me numrin. /intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832