E kemi vënë re të gjithë se Meghan Markle preferon shumë të jetë e thjeshtë dhe sa më natyrale. Madje dukesha pëlqen që edhe grimin ta bëjë vetë.
S’ka të bëjë me protokollin mbretëror apo nazet e Mbretëreshës. Buzët janë gjithnjë ngjyrë pjeshke ose nude.
Pra, a do të ndryshojë look Meghan në të ardhmen? Jo, absolutisht jo.
I bëri buzët e kuqe një herë të vetme dhe s’ndihej rehat,” thotë grimieri i Meghan, Daniel Martin për People. “Asaj i pëlqen të flasë dhe edhe pse s’është njeri gërnjar, do që të mos shqetësohet për gjë. Merret me kaq shumë punë dhe prandaj kërkon të ndihet rehat dhe të lyhet siç është mësuar të lyhet. Ashtu ka vetëbesim.”