Mesa duket, pushimi që Selna Gomez vendosi të bënte nga rrjetet sociale, ka ndikuar jo pak, në atë që në ditët e sotme mund të quhet edhe si matësi i suksesit: ndjekësit në rrjete sociale.
Mesa duket kemi një mbretëreshë të re , ndër femra e cila ka marrë kurorën dhe ajo është Ariana Grande.
Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin.
Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në “Instagram”, me 155 milionë ndjekës.
Pas albumit “Thank U, Next” Ariana ka pasur një rritje domethënëse prej 13 milionëve ndjekësish. Ajo ka qenë goxha aktive me detaje të reja nga jeta private e saj.