INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na vjen shumë keq, por këto janë 3 shenjat e HOROSKOPIT që tradhëtohen gjithmonë nga i dashuri i zemrës

Na vjen shumë keq, por këto janë 3 shenjat e HOROSKOPIT që tradhëtohen gjithmonë nga i dashuri i zemrës

Publikuar më: 22:24 25-10-2018

Askush nuk do të donte të ndihej i tradhëtuar dhe i mashtruar nga personi i zemrës, megjithatë jo gjithmonë gjërat varen nga ne. Disa njerëz kanë fatin e keq të jenë gjithmonë ‘’viktimat’’ e tradhëtarëve, dhe kjo është arsyeja që humbin besimin tek një marrëdhënie. Po përse ndodh kjo gjë, keni menduar ndonjëherë që nuk është faji juaj, por i yjeve? E siç ndodh gjithmonë, yjet parashikojnë gjithçka, ndonëse tre shenjat e mëposhtme nuk janë më fatlumet kur bëhet fjalë për besnikërinë. Këto janë tre shenjat e horoskopit keni shenjat e horoskopit që tradhtohen gjithmonë dhe pse:

Ujori: Ujori njihet si një shenjë e ftohtë dhe e pandjeshme. Edhe pse janë njerëz të mirë në zemër, ata e përdorin këtë ftohtësi si një mekanizëm mbrojtës për të shmangur intimitetin e parakohshëm. Duke qenë se një Ujor shpesh është i zënë duke ndryshuar botën, partnerët e tyre mund të ndihen të lënë mënjanë. Këtu zakonisht ndodh që ata fillojnë të kërkojnë vëmendje dhe dashuri tek dikush tjetër.

Gaforrja: Lajm i keq për një prej shenjave më të ndjeshme të zodiakut, e cila investon shumë në një lidhje dashurore dhe në fund përfundon viktimë e tradhëtarëve. Gaforret janë të dashura, por shpesh e lejojnë vetveten të ecin nëpër rrugë që i bëjnë të tërhiqen nga partnerë që nuk janë aq të ndershëm, sipas living. Gjithashtu, duke qenë se një Gaforre është e sunduar nga emocionet, ato mund të bëhen mjaft të ngjeshura dhe i çojnë partnerët e tyre në krahët e dikujt tjetër.

Virgjëresha: Virgjëresha ka një pamje shumë metodike të të parit të jetës dhe shpesh do të kapet në detaje që e bëjnë të harrojë të jetë partnere e vëmendshshme,. Ajo gjithashtu vuan nga pasiguria ekstreme dhe kalon një kohë të vështirë duke pranuar se është e/i bukur apo i/e denjë për dashurinë e partnerit.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279