Julian Deda, Aktori i njohur i humorit ka folur hapur për largimin nga spektakli “Portokalli”. Në një intervistë për ‘Thumb’ aktori ka treguar edhe se cila ishin shkaqet, që ai u largua nga emisioni i humorit “Portokalli”.
“Ne nuk u larguam nga ‘Portokallia’. Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit Basha”, – ka treguar ai.
Grupi “SHBLSH”, ku bënin pjesë Juli , Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj vazhdon të kujtohet me nostalgji.