INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nafta në Europë me çmim më të ulët se kurrë, në Shqipëri rritja dyfish[VIDEO]

Publikuar më: 10:42 24-11-2018

Çmimi i naftës në Europë këto ditë ka prekur nivelin më të ulët gjatë gjithë vitit 2018. Nafta e papërpunuar është tregëtuar me 61 dollarë për fuçi dhe në raport me mesin e muajit tetor, kur ky tregues shkoi 86 dollarë, ka rënë me 30%.

Po çmimi në Shqipëri nuk ka lëvizur fare madje në dy periudha kohore përgjatë këtij viti është shtrenjtuar.
Teksa nga korriku deri në mes të shtatorit, nafta në bursa ra në rreth 70 dollarë për fuçi, në Shqipëri ajo mbeti e pandryshuar.
Reflektimi i dytë i shtrenjtimit të naftës në bursa ishte në tetor, kur çmimi kaloi për pak ditë 80 dollarë për fuçi, duke arritur deri në 85 dollarë. Po biznesmenët shqiptarë e rritën karburantin me 5 lekë për litër, duke e çuar mesatarisht nga 177 deri në 178 lekë në 182 deri në 183 lekë. Po pas mesit të muajit tetor, çmimi i naftës ra me shpejtësi, në Europë duke arritur në 61 dollarë për fuçi, tek ne as që bëhet fjalë të ulet. Në Shqipëri, nafta vijon të tregëtohet në nivelet e 180 deri 183 lekë. Në këto nivele, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945