Naftëtarë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh kanë protestuar para Prefekturës së Fierit, duke kërkuar marrjen e pagesave të prapambetura. Ata thonë se gjendja e tyre ekonomike është aq e dobët sa po vuajnë për bukë, dhe disa nga ta janë detyruar të marrin kredi për t’u ushqyer dhe të heqin fëmijët nga shkolla.
Naftëtarët nuk kanë marrë paga prej më shumë se tetë muaj.