Qindra punonjës së rafinerisë së Ballshit kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë një zgjidhje nga qeveria në lidhje me 10 pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Naftëtarët kanë protestuar pranë rafinerisë për dy orë dhe kanë kërcënuar që nuk do ta lenë me kaq. Ata kanë thënë për IN TV, se jo vetëm që do të protestojnë çdo ditë, por mund të futen dhe në grevë pa afat.
Pak ditë më parë ata kanë protestuar dhe në Tiranë para parlamentit dhe kryeministrisë.