INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Naftëtarët e Ballshit protesta për mosmarrjen e rrogave. Reagon dhe ministri Gjiknuri

Naftëtarët e Ballshit protesta për mosmarrjen e rrogave. Reagon dhe ministri Gjiknuri

Publikuar më: 13:36 19-05-2016

Punëtorë të naftës në Ballsh kanë protestuar përpara godinës së parlamentit dhe më pas e kanë vijuar atë tek kryeministria. Ata kërkojnë një zgjidhje nga qeveria në lidhje me pagat e prapambetura, pasi kanë rreth 10 muaj që nuk paguhen.
Përveç kësaj, punëtorët e ARMOS kërkojnë rishtetëzimin e kompanisë si dhe kanë paralajmëruar se në rast se nuk merren parasysh kërkesat, protesta do të përshkallëzohet.

Ndaj protestës së naftëtarëve ka reaguar edhe Ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri i cili ka thënë se, qeveria ka nisur negociatat me bankat, pasi ato janë borxhlie të kompanisë, pasi ajo ka shpallur faliment, e qeveria në këto kushte nuk ka çfarë të bëjë.
Ndërsa në lidhje me rishtetëzimin sipas Gjiknurit nuk mund të bëhet, pasi janë përfshirë shumë banka, kjo shton ai do sillte krizë bankare.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277