Naftëtarët e Fierit dhe të Ballshit janë nisur drejt Tiranës në këmbë. Janë mbi 1000 punëtorë që kërkojnë pagat e prapambetura dhe shlyerjen e sigurimeve shoqërore e një pjesë e tyre po bëjnë këtë sakrificë sublime në të ftohtë për të mbërritur në Tiranë me këmbë.
“Kryeministri të ndërhyjë, të mbajë premtimin. Do shkojmë deri në vetëflijim o sot o kurrë”, tha një prej naftëtarëve.
Në muajin shkurt të këtij viti një marrëshim i tillë u mbajt për 3 ditë dhe nga banorët e Zharrëzës, të cilëve të paktën 70 shtëpi iu ishin dëmtuar nga punimet e kryera nga një kompani naftënxjerrëse. Një pjesë e madhe e tyre pasi u dëgjuan nga pushtetarët arritën të marrin dëmshpërblimin.