INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Naftëtarët sërisht në protestë! Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 12:56 22-12-2017

200 punëtorë të rafinerisë së naftës në Fier i janë rikthyer protestave. Shkak janë mospagesat në kohë, por dhe sigurimet shoqërore të pashlyera për më shumë se një vit. Sipas punonjësve ata kanë nga muaji tetor i vitit 2016 që nuk janë siguruar.

“Duam të zbatohet kontrata e punës, duam të vijnë punëdhëdhënësi ynë të na sqarojë,” tha një punonjës. “Disa duan të dalin në pension po i pengojnë sigurimet e papaguara,” tha një tjetër naftëtar.
Problemet në punë për këta naftëtarë nuk kanë të ndalur prej së paku dy vjetësh. Madje disa prej këtyre punonjësve pak kohë më parë kanë tentuar dhe të vetëfljohen duke hipur dhe tek oxhaku i rafinerisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043