INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Naiviteti i Zaev, si u vu në lojë nga komedianët rusë, këshillat e

Naiviteti i Zaev, si u vu në lojë nga komedianët rusë, këshillat e "Poroshenko" [VIDEO]

Publikuar më: 09:24 10-07-2019

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka rënë viktimë e dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në bisedat audio Zaev dëgjohet duke folur për çështje serioze dhe të konsideruara si sekrete shtetërore, Telefonatat janë bërë në fund të gushtit 2018 dhe janar 2019, ndërsa Zaev e kuptoi mashtrimin vetëm pasi dy humoristët e njohur rusë Vovan dhe Leksus e publikuan këtë të hënë në mbrëmje në youtube bisedën telefonike.

Zaev gjatë një konference shtypi të martën kërkoi falje duke thënë se ishte bërë viktimë e mashtruesve me orientime anti-NATO.Në bisedën telefonike flitet edhe për çështje si Marrëveshja e Prespës, raportet me Rusinë, BE-në e NATO-n, teksa Zaev shprehet i shqetësuar për ngjarjet midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se ka përpjekje për shkëmbime territoresh duke hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Gjatë bisedës “Poroshenko” e këshillon Zaev që t’i jap autonomi të plotë shqiptarëve duke e krahasuar me Krimenë, propozim që duket se Zaev e mbështet.

Ndër të tjera ai i uron fat madje i thotë ta quajë atë Peter i Maqedonisë dhe i sugjeron ta quajë Ukrainën Maqedonia Lindore, por Zaev nuk e kupton shakanë. E në fakt Zaev nuk është i vetmi që ka rënë viktimë e komedianëve, ata kanë bëra shaka edhe me presidentin Macron dhe Huan Guaido në Brazil.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037