INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nallbani: Kështu nuk shkon të lësh ndeshje

Nallbani: Kështu nuk shkon të lësh ndeshje

Publikuar më: 10:59 26-04-2017

Blendi Nallbani, ish-portieri i Tiranës, ka dhënë një intervistë para derbit me Partizanin, por vëmendjen kryesore e mori përballja e fundit me Kukësin, për të cilën Nallbani u shpreh se ia dinte fundin. Ajo që e habit më shumë atë, është fakti se si mund të lihet një ndeshje, kur je vetë duke rënë nga kategoria.

“Nuk e kam parë ndeshjen, por e dija që ishte ndeshje e mbaruar. S’mund të dal dhe të mbroj Tiranën, kur e gjithë Shqipëria e ka parë. Unë ndoqa edhe emisionet në mbrëmje dhe ajo ishte tematika kryesore. Edhe pse u diskutua për Partizanin e Teutën, mua s’ma merr mendja. Por ajo në ‘Zeqir Ymeri’ ishte tjetër histori. Edhe ne mund të kemi bërë ndere, por nuk i kemi shkelur ndonjëherë rregullat. Kishim fituar kampionat e Kupë, por kur je duke dalë nga kategoria, të lësh ndeshje… kjo sikur nuk shkon”.

I pyetur më pas nëse Tirana i ka bërë llogaritë gabim, Nallbani shprehet: “Unë kam respekt për Kukësin dhe të gjitha skuadrat e tjera shqiptare, por më vjen keq për ekipin tim, pasi kam kaluar një jetë aty. Nuk e pranoj dot që Tirana dhe Partizani të bëjnë kështu gjërash. Nuk mundem, pasi janë ekipe me emër dhe i kanë dhënë tonin kampionatit tonë. Ti duhet të sigurosh njëherë mbijetesën, pasi edhe Flamurtarin me Laçin do të bëjnë çmos për të shpëtuar. Mund të marrin pikë aty ku nuk ta pret mendja”, ka thënë ndër të tjera në “Panorama Sport” Nallbani.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266