INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nami i keq përhapet dhe në Zvicër/ ''Ja pse lulëzon kanabis në Shqipëri. Të qëndrosh i pastër është shumë e vështirë''

Nami i keq përhapet dhe në Zvicër/ ''Ja pse lulëzon kanabis në Shqipëri. Të qëndrosh i pastër është shumë e vështirë''

Publikuar më: 09:57 03-06-2019

Krimi dhe droga në Shqipëri ka pushtuar faqet e një prej mediave më të mëdha në Zvicër. Gazetari Adelheid Woelfl ka shkruan tek Neue Zuercher Zeitung një reportazh të gjatë, ku përmend zonat ku prodhohen lëndë narkotike, vlerat kolosale të fitimeve dhe pandëshkueshmërinë e autorëve. Gazeta shkruan se nga tregu i drogës fitohen në vit mbi 5 miliardë franga dhe kultivimi ilegal i kanabisit në shumë qarqe të Shqipërisë rrit korrupsion. Sa i përket ndëshkimeve ato janë të fragmentuara. Sipas autorit të shkrimit shumë nga trafikantët janë të lirë.
Mes të tjerash duke ju referuar të dhënave të policisë italiane citohet se Shqipëria prodhon 900 tonë kanabis në vit. “Shteti i vogël në Adriatik është i përkryer për kultivim, dielli shkëlqen për 218 ditë dhe peizazhi i shtrirë malor ofron shumë mundësi për kultivim të pazbuluar. Përveç kësaj pagat e popullsisë janë shumë të ulëta, gjë që e bën biznesin ilegal me këtë bimë të vlefshme edhe më tërheqës. Pasojat janë shkatërruese, trafiku i drogës po korrupton shoqërinë. Të qëndrosh i pastër është shumë e vështirë, shkruan Adelheid Woelfl.
Gjithashtu citohet se krimi i organizuar gjen mjedis ideal në Shqipëri.
Sipas gazetës edhe pse reforma në drejtësi flitet se po ecën mirë, pastrimi i gjyqtarëve nga sistemi ka krijuar një kaos, pasi 88 nga 140 prej tyre janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen vullnetarisht sepse nuk kanë mundur të shpjegojnë pasuritë e tyre. Për këtë shkak gjykatat më të larta nuk funksionojnë dhe se nuk kanë korumin e nevojshëm. Kjo situatë shpjegon dhe arsye se përse shumë rastet të rëndësishme mbeten të pashqyrtuara. Ndërkaq në shkrim përmenden dhe rastet kur uniformat blu janë të lidhur me trafikanët.
Po ku përfundojnë paratë e këtyre krimeve? Kryesisht në ndërtim.

"Shumë nga trafikanët kanë ndërtuara ose kanë blerë banesa me paratë e krimit dhe ato janë shpesh bosh. Fasadat e tyre të shndritshme duken si simbole të prishjes morale," mbyllet metaforikisht reportazhi.

gazeta.png

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447