Nuk e kishim menduar ndonjëherë që mund t'i shihnim bashkë, por ja që ka ndodhur.
Eshtë fjala për supermodelen britanike Naomi Campbell e cila është bashkuar me reperin A$AP Rocky, për setin më të ri fotografik të POP Magazine. Një set goxha interesant pasi në të shohim Naomin 45-vjeç teksa pozon shumë e afërt me artistin 27-vjeçar. Herë e mbështetur tek ai, herë e shtrirë sipër tij. Foto që kurrësesi nuk mund të rrinim pa i komentuar sidomos pas feedback-ut që reperi ka ndarë me kryeredaktorin e kësaj reviste, Stevie Dance, duke i shprehur atij se kishte rënë në dashuri me 'lëkurën e butë' dhe 'sytë magjepsës' të Naomit. Interesante do të ishte të dinim edhe mendimin e Rita Ora-s në këtë rast, duke qenë se artistja u përfol gjatë vitin e kaluar për një lidhje intime me A$AP Rocky-n. Madje duhet t'iu kujtojmë se ky i fundit tradhëtoi të dashurën e tij pikërisht me bukuroshen shqiptare. Por a mund të krahasohet një femër si Naomi Campbell me Rita Ora-n? Hmm vështirë!