Rihanna duket se i futi multimilionerët në modë, dhe radhën pas e saj e kishte ish-mikesha Naomi Campbell.
Supermodelja 47 vjeçare përflitet se po “frekuentohet në mënyrë sekrete” me multimilionerin egjiptian Louis Camilleri. Zërat kanë shpërthyer pas disa darkave që Naomi ka shijuar në Londër me biznesmenin 61 vjeçar, i cili më parë ka qenë drejtori i përgjitshëm i Philip Morris International. Burime pra tabloidit The Sun zbulojnë se supermodelja ka rënë kokë e këmbë pas Louis dhe diçka e tillë vihej re çdo herë që ata shiheshin bashkë. Me një person pasuria e të cilit kalon 150 milionë paundët, kush nuk do binte kokë e këmbë?