INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Napoli “fundos” Lazio-n, fiton dhe Milan [VIDEO]

Publikuar më: 13:49 10-04-2017

Napoli ka fituar ndeshjen e katërt radhazi në “Olimpico” duke mundur Lazio-n me rezultatin 3:0. Djemtë e Sarri-t kanë ndjekur hapat e skuadrave që ndodhen sipër në renditje duke fituar ndeshjen e javës së 31-të pa shumë vështirësi. me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 60 pikëve, shtatë pikë më pak se Roma e vendit të dytë.

Ndërkoh Interi dhuron një tjetër paraqitje zhgënjyese ndaj rivalëve modestë të Crotones. Zikatërit kanë pësuar 2 gola në 3 minuta. Në pjesën e dytë ndryshimet e bëra, bëri që zikaltërit të mos shënoni më shumë se një gol, me D'ambrosion, në minutën 65. Milani rikthehet te fitorja, pas hapit fals ndaj Pescarës, javën e kaluar. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 4-0, Palermon dhe kanë marrë një trepikësh të rëndësishëm, para derbit me Interin.

Manchester United rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend mes katër më të mirëve. Zlatan Ibrahimoviç, Henrikh Mkhitaryan dhe Marcus Rashford shënuan golat për fitoren 3 me 0. Suedezi shënoi në minutën e 30-të, ndërsa armeni në minutën e parë të pjesës së dytë. Rashford shënoi në minutën e 89-të për rezultatin 3 me 0. Unitedi tani ngjitet në vendin e pestë me tre pikë më shumë se Arsenali që është i gjashti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066