Jose Maria Callejon kualifikon Napolin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 1-0 përballë Fiorentinës në “San Paolo” në një ndeshje me ritëm shumë të lartë dhe me raste të shumta nga të dy ekipet.
Në mesin e pjesës së parë u luajt me shumë raste nga të dyja skuadrat ndërsa në minutën e 29 Insigne shënjestron traversën nga një goditje e lirë. Në pjesën e dytë sulmuesi i Napolit ishte i pafat edhe në minutën e 63, me topin që përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën. Gjithsesi pas shumë përpjekjesh me aksionin model Callejon, realizoi me kokë golin e kualifikimit në minutën e 71. Mbojtesi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj ishte në një ditë të mirë duke ndihmuar shumë në fazën sulmuese, megjithatë në fund të takimit ishte i pafat pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Tashmë Napoli pret i qetë kundërshtarin që do të dalë sonte nga ndeshja Juventus-Milan.