Napoli i rikthehet rezultateve pozitive në Serinë A duke fituar me rezultat tenistik ndal Bolognas 6-0. Formacioni i Sarrit bëri gjithçka mirë në këtë takim, duke iu afruar Juves në -6 pikë.
Gabbiadini gjeti golin e parë që në minutën e 10, ndërsa i njëjti lojtar realizoi për 2-0 kur luhej minuta e 35. Skuadra e Hysajt duhej të priste pjesën e dytë për të hipotekuar fitoren.
Në të 58-n, Mertens realizoi golin e parë personal në ndeshje dhe të tretin për të tijtë, ndërsa 10 minuta nga fundi shënoi sërish për 4-0. “Tripletën” e arriti në të 88-n, ndërsa Lopez mbylli gjithçka kur shënoi golin e 6 për napoletanët.
Ndërkohë, Serie A rikthehet sërish të mërkurën mbrëma me skuadrën e Sarrit që ka njërin sy në sfidën Juve-Lazio dhe me shpresën se ekipi kryeqytetas të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive dhe të marrë pikë në Torino.