INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nard Ndoka ndalohet nga policia greke: Më pyetën më kë je, Ramën apo Berishën

Nard Ndoka ndalohet nga policia greke: Më pyetën më kë je, Ramën apo Berishën

Publikuar më: 20:55 18-11-2016

Deputeti i PDK Nard Ndoka është përfshirë në një incident me një polic grek në doganën e Kakavijes gjatë ditëve të fundit kur kishte dalë jashtë Shqipërisë.

Ndoka tregon për ReportTv se polici grek e pyeti në kufi me kë ishte, me Edi Ramën apo me Sali Berishën.

“Nëse do të thoja jam me Ramën, polici do të më mbante më tepër në kufi. Incidenti ndodhi në Kakavijë, unë isha me pasaportë diplomatike. Kur me këto probleme përballet deputeti, imagjinoni qytetarët. Klima mes Shqipërisë dhe Greqisë është e tensionuar. Tensionet mes dy palëve duhet të zgjidhen me dialog”, tha deputeti Nard Ndoka.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441