INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Narkotrafikanti El Chapo u dënua përjetë, por vëmendjen e merr gruaja e tij bukuroshe

Narkotrafikanti El Chapo u dënua përjetë, por vëmendjen e merr gruaja e tij bukuroshe

Publikuar më: 08:11 20-07-2019

Gruaja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro Guzmán ka marrë të gjithë vëmendjen e medias, ndërsa burri i saj u dënua me burg përjetë dy ditë më parë

Emma ishte vetëm 18-vjeçe kur u njoh me El Chapon, i cili në atë kohë ishte 50-vjeç. Ajo u bë gruaja e tretë e El Chapos, dhe ka pasaportë amerikane e meksikane.

Burgim i përjetshëm, plus 30 vite. Ky ishte dënimi që mori narkotrafikanti më famëkeq i momentit, Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane. i famshëm për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, El Chapo do të mbyllet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”.

Burgu ndodhet në shtetitn e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.

62-vjeçari El Chapo, i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, do të qëndrojë i vetëm në qeli, por do të ketë “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara.

e3.PNG

e2.PNG

e1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152