INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA fotografon një kanal në Mars

NASA fotografon një kanal në Mars

Publikuar më: 14:07 23-02-2016

Tregimi për një gurë të çuditshëm, i cili ishte fotografuar nga anija kozmike e NASA-s, kishte bërë bujë të madhe nëpër mediat e ndryshme duke ngjallur spekulime nga më të ndryshmet, të cilat supozonin që guri ishte shfaqur si pasojë e aktiviteteve sizmike apo intervenimeve të jashtëtokësorëve.

Tani një mister tjetër është shfaqur në sipërfaqen e Marsit ,i cili duket të jetë një kanal i fotografuar dy herë në periudha të ndryshme kohore.

Kanali i shfaqur në këto fotografi duket se ka ndryshuar brenda tri viteve dhe shkencëtarët nuk besojnë që kanali është formuar nga uji, ndërsa teoria e cila po besohet të jetë e vërtetë për momentin është se kanali është krijuar nga copëza të materialeve të vogla, të cilat janë bashkuar për të krijuar një ortek, i cili duke rënë teposhtë ka ndikuar në krijimin e këtij kanali.

Article Logic
Execution time: 0.0034091472625732