INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA jep “lajmin e madh”, ky është zbulimi madhështor që ka bërë [FOTO]

NASA jep “lajmin e madh”, ky është zbulimi madhështor që ka bërë [FOTO]

Publikuar më: 23:21 14-12-2017

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë kësaj jave, NASA ka dhënë lajmin e bujshëm lidhur me zbulimin e radhës që agjencia hapësinore amerikane ka bërë. Në konferencën për shtyp, shkencëtarët e NASA-s thanë se kanë zbuluar një sistem diellor thuajse identik me sistemin tonë, bëhet fjalë për sistemin Kepler-90. Është hera e parë që një yll kaq i largët është gjetur me të njëjtin numër planetësh si sistemi ynë diellorë.
Zbulimi i një sistemi të njëjtë si i yni ngre shpresat për të gjetur jetë në një univers tjetër. Planetet e quajtura Kepler-90 kanë një konfigurim të njëjtë me sistemin tonë, me planete të vogla që orbitojnë afër yllit të tyre dhe më të mëdhenjtë më larg.

kepjel.jpg


Sipas NASA-s, konfirmon për herë të parë që sistemet e largëta të yjeve mund të jenë shtëpi për "familje" të mëdha sa ne.
Sistemi yjor është rreth 2500 vite dritë larg, dhe planetet e reja të gjetura, Kepler 90 është më i vogli prej tyre.
Planeti i ri, i cili vlerësohet të jetë rreth 30 për qind më i madh se Toka, nuk është një vend ku dëshironi të vizitoni, është shkëmborë dhe temperatura mesatare në sipërfaqe arrinë rreth 400 gradë celcius - tha Andreë Vanderburg, astronom i NASA-s.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416