INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA kërkon agjentë që të mbrojnë Tokën

NASA kërkon agjentë që të mbrojnë Tokën

Publikuar më: 10:46 03-08-2017

Shkencëtarët e qeverisë amerikane punojnë shumë për të mbrojtur publikun, raporto “Business Times".

Disa studiojnë sëmundje ngjitëse dhe trajtime efektive. Të tjerë sigurohen që droga, ushqimi, automjetet ose produktet e konsumit të përmbushin kërkesat e tyre dhe të mos dëmtojnë askënd.

Por shqetësimet në zyrat qendrore të NASA-s janë të tjera, shkruan syri.net. Agjencia hapësinore duket se është e shqetësuar nga ndeshja e mundshme me jashtëtokësorët.

Me anë të një lajmërimi të bujshëm, ajo hapur vende pune për "oficerë të mbrojtjes planetare".

Pagesa? Një rrogë me gjashtë zero, nga 124,406 dollarë deri në 187,000 dollarë në vit, plus përfitimet.

Një pozicion i rrallë dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm

Sipas Catharine Conley, oficerja e vetëm e NASA-s për mbrojtjen e planetit që nga 2014-ta, zyrtarët e mbrojtjes planetare kanë për detyrë të sigurojnë që njerëzit nuk do të kontaminojnë planetet, hijet dhe objektet e tjera në hapësirë.

Gjithashtu, ata duhet të ndihmojnë në parandalimin e mikrobeve të huaj që të përhapen në Tokë.

Por sipas studiuesve, NASA është e shqetësuar nga sinjalet e shpeshta aliene drejt Tokës.

Punësimi i agjentëve për të mbrojtur planetit tone mund të jetë vetën një nga masat e agjencisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498