Kërkimet e reja nga NASA tregojnë se hëna e mbuluar nga akulli i planetit Saturnit, Enceladus, mund të jetë vendi më i mirë për të kërkuar jetë përveç Tokës.
Vlerësimi, i publikuar këtë të enjte nga Agjencia hapësinore amerikane, bazohet në vëzhgimet e bëra nga sonda “Cassini” dhe nga Teleskopi “Hubble”.
Chris Glein, bashkëpunëtor në këtë kërkim, tha gjatë konferencës për shtyp se ata besojnë se në Enceladus, hidrogjeni, burimi i jetës, është prodhuar nga një reaksion kimik mes ujit të ngrohtë dhe shkëmbinjve.
Ekipi njofton se hëna ka burimet e nevojshme për ekzistencën e jetës, por ajo që mbetet për tu përcaktuar është nëse ka pasur kohë të mjaftueshme për zhvillimin e saj.