INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA në konferencë të jashtëzakonshme për një zbulim të rëndësishëm

NASA në konferencë të jashtëzakonshme për një zbulim të rëndësishëm

Publikuar më: 12:07 21-02-2017

NASA ka arritur te zbulojë të dhëna të reja per nje planet te ngjashem me token, jashtë sistemit tonë diellor. Planetët të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellorë ose siç quhen ndryshe eksoplanetë, janë një nga shpresat më të mëdha për gjetjen e jetës në hapësirë dhe kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që këta planetë kanë me Tokën. Ndërkohë agjencia ka njoftuar se në konferencë do të jenë të pranishëm astronaut dhe shkencëtarë të ndryshëm, si dhe ka mundësuar realizimin e pyetje nëpërmjet internetit për të gjithë të interesuarit. Një zbulim i tillë do të rriste shpresa për zbulimin e planeteve në të cilët mund të jetohet. Konferenca do të mbahet më 22 shkurt, në orën 13:00 me orën lokale të New York dhe do të transmetohet live në televizionin dhe website-in e NASA-ës.

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281