INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA: Në shkurt një asteroid drejt Tokës

NASA: Në shkurt një asteroid drejt Tokës

Publikuar më: 10:01 10-01-2017

Këtë javë një kometë që mbërriti në skajet e sistemit tonë diellor do jetë e dukshme për herë të parë nga planeti ynë sepse ajo është duke iu afruar orbitës së tij.

Kometa është 106 milionë km larg Tokës në pikën e saj më të afërt.

Një tjetër objekt i zbuluar, i quajtur 2016 WF9, ka bërë gjithashtu një tur përgjatë planetit tonë duke iu afruar orbitës së Jupiterit.

Në datën 25 shkurt të këtij viti, ai do i afrohet orbitës së Tokës, duke përshkruar një distancë prej 51 milionë kilometrash. NASA nuk ka zbuluar akoma nëse guri gjigant është një asteroid apo një kometë.

Gjysmë kometa C/2016 U1 NEOWISE, është mund të bëhet e dukshme nëpërmjet një palë dylbish, por megjithatë nuk është akoma e ditur nëse ajo do të jetë komplet e dukshme.

Ajo po lëviz me shpejtësi të madhe drejt Tokës çdo ditë e më shumë por nuk konsiderohet si rrezik për planetin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713