INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA publikon lajmin e shumëpritur

NASA publikon lajmin e shumëpritur

Publikuar më: 19:28 22-02-2017

Astronautët kanë zbuluar një sistem të ri diellor në të cilin ne mund të kemi kontaktin e parë me alienët. Ky sistem ka 7 planete, dhe ata janë zbuluar në orbitën afër yllit xhuxh “Trappitt-1” dhe mund të kenë ujë, një ndër komponetët kryesorë të jetës. 3 nga planetet kanë kushte të mira, saqë shkencëtarët mendojnë se aty ka jetë dhe thonë se “ky është vetëm fillimi”.

Asnjë sistem tjetër që është zbuluar më parë, nuk ka patur një numër kaq të madh planetësh shumë të ngjashme me Tokën. Këto planete përbëhet nga kompozime shkëmbore si Toka, kanë të njejtën madhësi me planetin në të cilin jetojnë dhe 6 prej tyre kanë temperaturat e sipërfaqes nga 0-100 ° C (32-212 ° F).

Kjo do të thotë se në këto planete që ndodhen 39 vite dritë larg nga Toka, ka kushte atmosferike të nevojshme për të jetuar.

Article Logic
Execution time: 0.0030949115753174