INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA, teleskopi hapësinor Kepler, ka zbuluar 1284 planete të reja

NASA, teleskopi hapësinor Kepler, ka zbuluar 1284 planete të reja

Publikuar më: 20:52 10-05-2016

NASA ka njoftuar se teleskopi hapësinor Kepler ka zbuluar 1284 planete të rinj dhe numri i planeteve jashtë sistemit diellor tashmë shkon në 3,264 – dhe astronomët nuk kanë arritur të dallojnë asnjërin prej tyre që nga viti 1989.

Nga 1248 planetët e rinj, rreth 500 prej tyre besohet të jenë me sipërfaqe shkëmbore si toka. Nëntë prej tyre të banueshme, ku temperatura e sipërfaqes lejon edhe ekzistencën e ujit. Numri i planeteve që mund të mbajnë blloqe ndërtimi është rritur në 21. Me këtë zbulim të ri, numri i planetëve të njohur në univers që mund të mbajnë blloqe ndërtimi për jetën është rritur në 21.

Shkencëtari i NASA-s, Ellen Stofan, është shprehur: “Ky zbulim na jep shpresë se diku jashtë nga këtu, rreth një ylli pak a shumë si i joni, ne mund të zbulojmë një tokë të re”. 

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094