INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NASA zbulon 7 planete të ngjashme me Tokën ku mund të jetohet [VIDEO]

NASA zbulon 7 planete të ngjashme me Tokën ku mund të jetohet [VIDEO]

Publikuar më: 13:25 23-02-2017

Mos do të thotë kjo: "Mirupafshim planeti Tokë!"?!

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët NASA mbajti pasditen e djeshme një konferencë me anë të së cilës u prezantua zbulimi i ri i agjencisë për botët e tjera jashtë sistemim tonë diellor. 7 planete të ngjashme me Tokën janë zbuluar në orbitën pranë yllit xhuxh “Trappist-1”, dhe të gjithë mund të kenë ujë në sipërfaqen e tyre, një nga elementët kryesorë të jetës. Mendohet se në tre prej këtyre planetëve mund të ketë jetë pasi për shkencëtarët kushtet për jetësë janë mjaftueshëm të mira.

 

Sipas tyre kurrë më parë nuk është zbuluar një sistem yjor me një numër kaq të madh planetësh të ngjashme me Tokën. Gjatë konferencës për shtyp, autori kryesor i studimit Michael Gillon, një astronom në Universitetin e Liege të Belgjikës gjatë konferencës për shtyp tha se planetet kanë përbërje shkëmbi ashtu si Toka, dhe kanë përmasa sa gjysma e planetit ku jetojmë ne. Temperaturat në këto planete që shtrihen 39 vite dritë larg nga Toka mendohen të jenë nga 0-100 gradë celsius që e bëjnë atë të banueshme . Gjithashtu studiuesit shprehen së në këto tre mund të ketë oqeane ku zhvillohet jeta nënujore

“Njerëzit do të dëgjojnë shumë më shumë për këtë sistem ujor në muajt dhe vitet që do vijnë”, tha Gillon.

Planetet e etiketuara 1b-1h janë gjetur me anë të teleskopëve duke përdorur metodën “transit”. Kjo quhet mënyra kur orbita dhe pjesë të planetëve të tjera maten teksa kalojnë para yllit të tyre, duke i shkaktuar atij një zbehje të shkurtër.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986