INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

NASA zbulon Charon, hënën e pestë të Plutonit

Publikuar më: 09:50 25-02-2016

Agjencia Hapësinore NASA, ka realizuar disa fotografi nga kamerat e saj të vendosura në korrik të vitit të kaluar mes orbitave të Plutonit, përmes anijes së saj New Horizons. Përmes këtyre fotografive tregohet se në një nga hënat e Plutoni, të quajtur Charon, ka pasur një oqean nën sipërfaqe.

NASA thotë se për një kohë të gjatë oqeani ka qëndruar i ngrirë dhe më pas është shpërbërë, duke bërë që hëna e Plutonit të zmadhohet dhe të çahet.

Në një shkrim të publikuar në mediat e huaja, citojnë NASA-n të thotë se njëra prej anëve të hënës më të madhe të Plutonit është e dëmtuar dhe ka një sistem tektonik të gabuar, përfshirë edhe çarje dhe kreshta që shkojnë në më shumë se 6 kilometër thellësi.

“Shtresa e jashtme e Charon, e cila është kryesisht prej akulli, mund të ketë jetë zgjeruar e më pas dëmtuar, pasi mendohet se aty nga i ngrohti ka shkrirë pjesën e poshtme të hënës, ku më pas është krijuar një oqean nëntokësor”, citohet të ketë thënë Agjencia Hapësinore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553