INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Demokratët në sulm ndaj Ramës, lexoni etiketimet e çadrës [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 27-04-2017

Parlamenti paralal i opozitës sot i ka pasur pjesën dërrmuese të fjalimeve të përkushtuara kundër kryeministrit Edi Rama. Nga goja e deputetëve kanë dalë etiketime nga më të çuditshmet si nastradin, gjel majë plepit, apo mashtrues.

Arben Ristani:
“Unë besoj se mund të lëvizim male e jo një spurdhjak si Edi Ramën”.
Demokratët janë të bindur se Edi Rama do të largohet nga karrigia kryeministrore, e do të jenë qytetarët ata që do ta detyrojnë të largohet. Në parlamentin paralel të demokratëve Sali Berisha thotë se kjo është rruga e vetme.
Sali Berisha:
“Tani Rama sdo të ketë as Zallher e as Surrel që të rrish, çadra do të krehë nga kjo zyrë”.
Nuk u la jashtë vëmendjes as fushata e kryesocialistit në mbarë Shqipërinë.
Sali Berisha
“Rama po shëtit në Shqipëri si fantazma e nastradinit për të zëvendësuar mashtrimet e vjetra me gënjeshtrat e reja”.
Berisha thotë se demokratët janë të gatshëm për çdo sakrificë.
Sali Berisha:
“Do të bëjmë çdo sakrificë për largimin e tij, Rama vjen tek ju e kakaris si gjeli maje plehut”.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273