INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nata e krimit', PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas vrasjes në Bllok [FOTO]

'Nata e krimit', PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas vrasjes në Bllok [FOTO]

Publikuar më: 11:19 05-10-2018

Demokratët nuk kanë qëndruar në heshtje pas masakrës të një nate më parë në zonën e Ish Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe 3 u plagosen rëndë. Në një reagim në rrjetet sociale deputeti demokrat Xhemal Gjunksi e cilëson këtë ngjarje si shumë të rëndë. Gjunkshi ngre shqetësimin e tij për sigurinë në vend, ndaj i kërkon Presidentit të Republikës që të thërrasë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. 

Xhemat Gjunksi:
“Nata e Krimit!
Në zemër të qendrës së Tiranës, në zonën e sigurisë më të lartë të Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet një qytetar dhe plagosen dy të tjerë, jo për të parën herë. Takimi Ministerial i ministrave të brendshëm, përshëndetet fatkeqësisht me një skemë shumë të rëndë krimi, duke dhënë, transmetuar një imazh shumë negativ, se kjo qeveri është një qeveri e paaftë për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve, se kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe në shërbim të krimit.
Kjo qeveri është qeveria e polishowut, polipresionit, polikërcënimit, poligjobës etj dhe përfundon me polivrasjen.
Vetëm në këtë mënyrë duke i kërcënuar, duke i plagosur, duke i vrarë, duke i shantazhuar, duke i kërcënuar duke u mbyllur gojën do të mund të qëndrojë në pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.
Para tre ditësh, polivrasesit plagosen një qytetar, ndërkohë sot në mbrëmje kemi një skenë luftë, të ngjashme me ato që ndodhin në Afganistan, në Siri etj...
Shtrojmë pyetjen a ka siguri në vendin ku kemi lindur, në vendin ku jemi rritur, në vendin ku banojmë, ku jetojmë, ku ushqehemi, ku kërkojmë të ndërtojmë të ardhmen dhe lumturinë e fëmijëve tonë, për një jetë më të mirë?
Pse kjo indiferencë e bindur?
Pse kjo neglizhencë?
Pse kjo mungesë profesionalizmi?
Sigurisht të gjitha këto flasin për një politizim ekstrem të këtyre organeve të sigurisë, të cilat nuk i shërbejnë popullit, taksapaguesve shqiptarë, por që janë vënë në shërbim të politikës së krimit dhe të grupeve kriminale.
Janë të gjitha këto fakte që nga dita në ditë po bëhen të pakontestueshme nga kjo bandë mazhoritare që po shkatërron dhe po e çon këtë vend drejt zhvillimeve të paparashikueshme.
Opozita pothuajse çdo ditë ka denoncuar lidhjet e Kryeministrit Rama dhe Ministrave të tij, me grupet kriminale dhe me krimin.
Lidhje të cilat e kanë sjellë në pushtet këtë qeveri, lidhje të cilat kjo qeveri po i forcon çdo ditë, çdo javë, çdo muaj nëpërmjet kontakteve direkte, takimeve, bisedave dhe mbështetjes që u jep duke vënë në dispozicion polikrimin dhe të gjithë infrastrukturën shtetërore.
Shkaktar i të gjithë kësaj situate teje të rëndë dhe aspak të sigurtë, është një person dhe ky person është Kryeministri i Vendit.
Ku janë organet e sigurisë kombëtare?
Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si Anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare i bëj thirrje Presidentit të Republikës që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.

gjunkshi.png

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947