INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nata e Pashkëve, apeli i Papa Françeskut: Mos e varrosni kurrë shpresën

Nata e Pashkëve, apeli i Papa Françeskut: Mos e varrosni kurrë shpresën

Publikuar më: 10:53 21-04-2019

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë në natën e Pashkëve që të mos humbin shpresën. Njeriu nuk duhet të shikojë vetëm problemet, sepse ato nuk do të përfundojnë kurrë.

Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndja vdekjes. Papa në fillim të meshës parakaloi me një qiri nëpër katerdralen e madhe në Petersdom. Më pas nga një qiri ndezën edhe të tjerët. Më në fund u ndezën edhe dritat e mëdha.

“Pashkët japin shpresë për një botë më të mire. Shpesh na duket se hapat që ndërmarrim nuk do të na çojnë kurrë në qëllimin e paramenduar, se zhgënjimet mbizotërojnë shpresat, Por vetëm mosbesimi është ai që pengon rrugën e shpresës”, tha 82-vjeçari.

"Nëse njeriu lejon që gjërat e këqija të mbizotërojnë dhe e keqja të mos ndalet kurrë, atëherë mund të besohet se vdekja është mbi jetën, atëherë shndërrohemi në krijesa cinike kur na drejton mungesa sëmurë e guximit. Gurë mbi gurë krijohet në një kala e pakënaqësisë dhe varr i shpresës." Papa bëri thirrje që të mos varrosim kurrë shpresën.

Papa Françesku këtë të dielë mban edhe fjalimin e tij tradicional me rastin e Pashkëve Urbi et Orbi, në sheshin qendror, të stolisur këtë vit me 55.000 lule.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535