Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë natës. Në qytezën e Ulzës makinave të kryetares së PD, Gjelina Kalthi u është vënë zjarri. Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Kalthi do të merret në pyetje nga hetuesit.
Një ngjarje e ngjashme është shënuar në Lushnje në lagjen “Loni Dhamo”. Një lëndë eksplozive ka shpërthyer pranë një banese. Policia bën me dije se “shpërthimi ka ndodhur në oborrin e pasëm të banesës së shtetasit A.T dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse”.
Aktualisht në banesë nuk banonte njeri. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Albert Taullau.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.