INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nata më e ftohtë e vitit në korrik? Sot ndodh super eklipsi i hënës së përgjakur, por çfarë do të ndodhë me Tokën e Diellin

Nata më e ftohtë e vitit në korrik? Sot ndodh super eklipsi i hënës së përgjakur, por çfarë do të ndodhë me Tokën e Diellin

Publikuar më: 12:13 27-07-2018

Ngjarjet dhe fenomenet astrologjike të këtij viti kanë qenë nga më spektakolaret.

Duke filluar me dy super hënat blu të muajit janar, lëvizje planetesh, hënën e pëgjakur dhe në 27 korrik na pret eklipsi më i gjatë i hënës pas një shekulli.Ky fenomen do të zgjasë për rreth dy orë dhe rajonet më të dukshme përfshijnë Afrikën,vendet e Lindjes së Mesme, Indinë, Australinë, Evropn Jugore dhe Lindore.Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq e cila i jep emrin “hëna e përgjakur”. Në atë datë Toka do të jetë në pikën më të largët të mundshme nga Dielli, duke e lejuar atë të krijojë një hije më të madhe. Kjo sipas shkencëtarëve do të përkonte me ditën më të ftohtë të vitit, por në fakt ky fenomen nuk ndikon drejtëpërdrejtë në temperaturën e atomosferës së tokës, shkruan living. Përveç kësaj, hëna gjithashtu do të jetë në pikën e saj më të largët nga Tokës duke krijuar kështu një eklips të veçantë dhe super të gjatë. Eklipsi total fillon në 19.30 dhe do të përfundojë në 21.13 minuta. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203