Çdo aventurë ka nevojë për një bazë kampingu fantastike, ku të mund të ngjitesh malin, të bësh ecje sportive, të lundrosh me kanoi dhe të eksplorosh.
Ky është përshkrimi i ofruar nga prestigjozja National Geographic, e cila në listën me 9 destinacionet e saj të preferuara fut edhe Valbonën tonë. Përshkrimi fillon i bazuar në fjalët e “amerikanes së dashuruar me Valbonën”, aktivistes Catherine Bohne, me të cilën zhvilluam një intervistë në Skype vetëm dy javë më parë. E cilësuar me pamje fantastike dhe bukuritë e rralla, relievin për t’u pasur zili, National Geographic shkruan sot praktikisht atë që Catherine na tha vetëm pak ditë më parë. Natyrshëm vjen gëzimi për këtë vlerësim, po aq natyrshëm sa vijnë dhe pikëpyetjet e mëdha mbi shkatërrimin e saj nga ndërtimi i HEC-ëve, më të afërta se kurrë. Fillimisht Catherine e lëshoi apelin, tani National Geographic po konfirmon fjalët e saj, por a do të dëgjohen ato vallë?