INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO bën një dokumentar për Kuçovën: Një varrezë aeroplanësh MiG qëndron në...

NATO bën një dokumentar për Kuçovën: Një varrezë aeroplanësh MiG qëndron në...

Publikuar më: 10:35 05-02-2019

NATO i ka kushtuar një dokumentar bazës ajrore të Kuçovës, ku Gjenerali Tod Wolters e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me rëndësi kritike.

“Afërsia me rajonin lidhur me të gjithë kontinentin europian. Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut, kur shikon krahun jugor të kontinentit europian, është e rëndësishme paqja dhe prosperiteti. Për këtë arsye, Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, bëhet një vend me rëndësi kritike”, shprehet Gjenerali Tod Wolters

Dokumentarin e ka ndarë vetë kryeministri Edi Rama në faqen e tij të ‘Facebook’.

E plotë

Një varrezë aeroplanësh MiG ndohet në Shqipëri. Mig 15, 17 dhe 19 nuk përdoren më. Aeroplanët i përkasin kohës së regjimit komunist shqiptar. Vendndodhja e tyre është baza ajrore e Kuçovës. Në Kuçovë ka pasur gjithnjë e më pak aktivitet me kalimin e viteve. NATO ka rënë dakord të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e Kuçovës.

“Modernizimi i bazës ajrore të Kuçovës është shumë i rëndësishëm. Tregon se Aleanca është shumë aktive në të gjithë rajonin tonë. Kjo tregon gjithashtu se Shqipëria është një anëtar i besueshëm i NATO-s. E gatshme të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në të mirë të paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Modernizimi do ta sjellë Kuçovën në standardet e NATO-s. Modernizimi përfshin riparimin e pistës të asfaltit dhe të depos dhe i shton rajonit një bazë ajrore të NATO-s.

“Afërsia me rajonin lidhur me të gjithë kontinentin europian. Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut, kur shikon krahun jugor të kontinentit europian, është e rëndësishme paqja dhe prosperiteti. Për këtë arsye, Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, bëhet një vend me rëndësi kritike”, tha nga ana tjetër, Gjenerali Tod Wolters

Shqipëria hyri në NATO në vitin 2009. Ata kanë kontribuar për shumëfishimin e misioneve të NATO-s, përfshi Bosnjë-Hercegovinë, Kosovën dhe kanë dhënë në mbështetje të vendosur.

“Sot, rreth 10% e forcave tona të armatosura është dislokuar në operacione dhe ne do të na pëlqente të mendonim se nuk jemi thjesht konsumatorë të sigurisë, por jemi edhe eksportues të sigurisë”, shprehet Olta Xhaçka.

Përtëritja e Kuçovës përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit Shqipëri-NATO

“Të qenit pjesë e NATO-s, i jep vendit një burim të ri energjie për të ecur përpara dhe kjo është absolutisht ajo që na bën të ndihemi me kaq fat të jemi pjesë e kësaj organizate”, shprehet kryeministri Edi Rama, gjatë videos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117